Vlora shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Shqipërise, gjatë fundit jugor të detit Adriatik, dhe pjesës veriore të detit Jon. Ndodhet 135 km larg kryeqytetit të vendit, Tirana, vetëm 72 km në perëndim, e ndajnë nga Italia (Kanali i Otrantos), dhe 123 km, në jug me Greqinë (Ishulli i Korfuzit). Vlora eshte nje qender e rendesishme tregtare dhe detare ne Shqiperi.
Vitet e fundit ka patur nje zhvillim te madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Sot, Vlora është një qëndër e rëndësishme turistike, kjo fal klimes, mjedisit të këndshëm bregdetar dhe pozites gjeografike. Deti ofron te gjitha llojet e plazheve, nga ai ranor tipik per plazhet e Adriatikut te ai shkembor karakteristike i Jonit.
Në Vlorë ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisë, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermeri i famshëm), pasuritë pyjore (valanidhi), pasuritë historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra të egër.
Gjithashtu, 17 km larg portit të Skelës, Vlorë, dhe 9 km nga Treporti, Vlorë, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij më e lartë është 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km, me përbërje shkëmbore monolitike.
Vlora eshte nje qytet me klime mesdhetare. Ne fakt eshte qyteti me me shume dite me diell ne Shqiperi, ku numerohen mesatarisht 266 dite me diell ne vit. Klima karakterizohet nga nje vere e nxehte dhe nje dimer i bute dhe i lagesht.