Ndihma ekonomike per bizneset sociale që punësojnë.
TV Scan
K.Kucaj
Ndihma ekonomike për biznese sociale që punësojnë.
Pas nismës që mundëson përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike për ngritjen e bizneseve sociale që mund të punësojnë personat që trajtohen me asistencë, sfida e radhës mbeten idetë për llojin e bizneseve që mund të hapen. Ndaj në qytetin e Shkodrës u promovua çelja e konkursit të ideve për ngritjen e bizneseve sociale, ku idetë më të mira do të përzgjidhen për t’u vënë në zbatim.
Sipas ministrisë së Punës, në 20 vite është faktuar se dhënia e ndihmës ekonomike nuk i ka nxjerrë nga varfëria personat që trajtohen ndaj alternativa më e përshtatshme është ajo e krijimit të bizneseve që mund të punësojnë këta persona, duke u siguruar për ta, të ardhura më të larta. I pranishëm në konferencë, drejtori i biznesit social Yunus, Shkëlzen Marku tha se praktika e bizneseve sociale është një praktikë e njohur jo vetëm tek vendet e varfëra por edhe tek ato të zhvilluara. Së bashku me “Lëvizjen e biznesit social”, Yunus synon ngritjen e një qendre për koordinimin e bizneseve sociale dhe krijimin e një fondi të përbashkët që do të përdoret për këtë qëllim.