Cannon:Titujt e pronësisë problem për bizneset britanike

TV Scan

E.Dosku

Lajme

News/Nicholas-Cannon-F

Klima e biznesit në Shqipëri nuk është ndër më të mirat, pasi ekzistojnë disa probleme që frenojnë investimet e huaja dhe në këtë fushë ka shumë për tu bërë.

Klima e biznesit në Shqipëri nuk është ndër më të mirat, pasi ekzistojnë disa probleme që frenojnë investimet e huaja dhe në këtë fushë ka shumë për tu bërë. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon, tha për RTV SCAN se, problemi kryesor që hasin bizneset e këtij vendi është mungesa e titujve të qartë të pronësisë. Ambasadori shprehet se ka mjaft biznese britanike që operojnë në Shqipëri dhe që kanë dëshirë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, por duhen marrë masa për të krijuar një klimë sa më të favorshme.

“Çështja e të drejtës së pronësisë ka qenë gjithnjë një problem në Shqipëri. Mungesa e titujve tëqartë të  pronësisë është problem për bizneset që duan të operojnë këtu. Sa më shpejt të përmirësohet situata në këtë drejtim, aq më mirë do të jetë,” tha Cannon. Një problem tjetër me të cilën përballen investitorët e huaj në Shqipëri, është zbatimi i i ligjit dhe respektimi i kontratave. Ambasadori britanik në Tiranë kërkon përmirësime edhe në këtë drejtim.

“Problem tjetër madhor  është zbatimi i ligjit dhe respektimit të kontratave. Vështirësia për të parashikuar vendimet e gjykatave  në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e kontratave. Ky ka rezultuar të ketë qenë problem për investitorët në të shkuarën. Edhe në këtë drejtim, nëse përmirësohet situata do të keni numër në rritje të investitorëve të huaj, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ofron Shqipëria për të bërë biznes,” shtoi ai. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Britanike e Industrisë dhe Tregtisë, Tiranë. Në aktivitet ishin të pranishëm pjesëmarrës nga bizneset shqiptare dhe të huaja dhe studentë nga fakultete të ndryshme të vendit.

E.Dosku

Shpërndaje në Facebook
Shpërndaje në Twitter